Ballina Aktualitet Lajme Sela: Xhaferi i turpëroi qytetarët shqiptarë (VIDEO)

Sela: Xhaferi i turpëroi qytetarët shqiptarë (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se pas dështimit për heqjen e imunitetit të Veljanovskit, pushteti është jolegjitim për shkak se dështoi në betejën për sundimin e së drejtës. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai dyshon se BDI-ja ja mjaftë arsye për ta mbrojtur Veljanovskin.

https://youtu.be/qnc-uFB1OT8

Mbrëmë e pa gjithë opinion se z. Talat Xhaferi është padenj për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit. I padenj ishte i gjithë ai teatër i cili ju ofrua shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, mbrëmë dhe një natë përpara me Komisionin. Nga ana tjetër, Qeveria është e padenj për të funksionuar si e tillë dhe si shumicë sepse ka humbur kredibilitetin moral të asaj mbi të cilën thirrej, reforma në gjyqësor”, pohoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.