Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi sot se kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi do të presë samitin e dytë historik mes tij dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.
Ashtu siç ishte paralajmëruar ky takim do të zhvillohet në fund të shkurtit, me Trump qëka premtuar se do të hidhen bazat për një të ardhme të ndritshme ekonomike për Korenë e Veriut.
“Përfaqësuesit e mi sapo u larguan nga Koreja e Veriut pas një takimi shumë produktiv’’, shkruan në një postim në ”Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Samiti do të organizohet në Hanoi, në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.
‘’Pres me padurim të takohem me presidentin Kim dhe të përshpejtojmë procesin e paqes’’, deklaron Trump.