Në spitalin “8 shtatori”, 6 pacientë të lënduar në fatkeqësinë e para dy ditëve janë lëshuar në kurim shtëpiak dhe 6 të tjerë janë në gjendje kritike, por stabile. Siç bënë të ditur, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, 22 personat e tjerë të hospitalizuar në këtë spital, janë në gjendje përgjithësisht të mirë.
Venko Filipç, ministër i Shëndetësisë
“Gjashtë pacientë janë repartin për kujdes intensiv. Tek 2 prej tyre mbrëmë është bërë intervenim kirurgjik. Të gjithë kanë parametra stabile, 2 janë në aparate për frymëmarrje, gjendja e tyre është kritike. Dy pacientët që janë në aparate për frymëmarrje, kanë lëndime në më shumë sisteme, që ne i themi si politraumë. Më domimante janë lëndimet në kokë, megjithatë ato deri në këto momente nuk kërkojnë intervenime, por as pacientët e tjerë që janë në kujdes intensiv. Ata gjithashtu, janë të politraumatizuar dhe më dominante kanë lëndimet në krahëror, në stomak”.
Drejtori i “8 shtatori”-it Hristijan Kostov, bënë të ditur se orët e fundit në këtë spital janë kryer dy intervenime operative. Bahet fjalë për pacientë, njëri i moshës 14 dhe tjetri i moshës 40 vjeçare.
Hristijan Kostov, drejtor i spitalit “8 shtatori”
“Mbrëmë përshkak të përkeqësimit të gjendjes dhe humbjes së gjakut, u desh të ju nënshtrohen trajtimit operativ. Fillimisht u operua djaloshi diku pas mesnate, tek ai u gjet lëndim në mëlçi dhe kanalet e zorrëve, e gjithë kjo është sanuar, pra ka pasur gjakderdhje në zgavrën e stomakut. Tek pacienti tjetër, është hapur zgavra e stomakut. Për momentin, ato janë në gjendje të mirë dhe stabile. Gjenden në repartin për reanimacion dhe gjendja e tyre ndiqet vazhdimisht”.
Ndërkaq, drejtori Kostov gjithashtu njoftoi se për momentin nuk ka mungesë të gjakut. Ai tha se është në dijeni se po organizohen aksione për dhurim të gjakut, ndaj përsëriti edhe njëherë se si në këtë spital, por edhe në spitalet tjera, për momentin nuk kanë mungesë të cilitdo grup të gjakut.
Në këtë spital, natën e aksidentit tragjik, u pranuan gjithsej 37 persona, nga të cilët 6 menjëherë ndërruan jetë.
Emine Ismaili /SHENJA/
https://youtu.be/3pOhvtDE-Qc
- Takimi me Trump, Macron: Paqja për Ukrainën nuk duhet të nënkuptojë një armëpushim pa garanci
- Kirurgu del para togave të zeza dhe nis një gjyq i madh, akuzohet se abuzoi me 299 pacientë (shumica fëmijë) në momentet kur ishin në sallën e operacionit, në fazën e anestezisë, zgjimit, qetësimit ose gjumit
- Scholz pasi pranoi humbjen: Nëse do të marrim ftesë për koalicion, unë nuk do të jem pjesë e negociatave
- Zgjedhjet në Gjermani/ Merz shpall fitoren: Duhet të formojmë qeverinë sa më parë, bota nuk na pret
- Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
@tetovanews
@tn.lajmelokale