Nehat dhe Rami Pajaziti janë vetëm dy heronjtë të cilët të mërkurën kur ndodhi aksidenti ishin nga të parët që u kanë ndihmuar të lënduarve të autobusit. Monika Naumovska, bashkëshortja e njërit nga udhëtarët e lënduar ka shpërndarë, tregimin e tyre heroik.
Ajo shkruan se, bashkëshorti i saj është në spitalin “8 shtatori” për kurim, por arsyeja pse ka vendosur të shkruaj për rastin është diçka tjetër.
“Jam këtu duke pritur në spital që herët në mëngjes, ndërsa këtu janë edhe tre persona- një nënë, babai dhe motra. Babai më tha ‘Djali im po operohet ngase është lënduar duke kërcyer nga rruga për t’i ndihmuar të lënduarit. Nuk ka mundur të supozon në errësirë se është lartë 4-5 metra. E ka thyer krahun, megjithatë dëshironte të ju ndihmon të lënduarve dhe i nxirrte së bashku me mua. Ju tregova një fotografi nga bashkëshorti im dhe tha: ‘Po, këtë e kemi nxjerr në mesin e të parëve. Keni pasur shumë fat’. Falënderoj Zotin që e ka ruajtur bashkëshortin tim, por edhe këtyre personave të mëdhenj dhe heronj, Nehat Ahmeti dhe Rami Pajaziti. Lutem tek Zoti që me lehtësi të kaloj operimi. Falënderoj të gjithëve që kanë ndihmuar pa kursyer veten”, shkruan Monika Naumovska, në rrjetin social facebook, transmeton SHENJA.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- “DO KËRCASË DRURI”/ Si mund të largohet Edi Rama? Protesta, SPAK, ndërkombëtarët dhe çarja e mundshme e sistemit
- Mustafa Nano: Rama ka frikë nga protesta paqësore, jo nga përshkallëzimi – dhuna do ta shkatërronte kauzën
- Rama sulmon protestën me “kartën e Iranit”, por skandalet e mëdha mbeten pa përgjigje
- “Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin
- Shqiptarët 26 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Braçe: Protesta legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prindërit!














