Sipas informatave jozyrtare zjarrfikësit e Brigadës për shpëtim nga Tetova kanë qenë të parët që kanë arritur në vendngjarje ku bashkë me banorët e fshatit Llaskarcë kanë ndihmuar të lënduarit në aksidentit tragjik që ndodhi sot në magjistralen Shkup-Tetovë, ku deri më tani bilanci zyrtar është 13 të vdekur dhe 40 të lënduar.
Sipas informatave nga dëshmitarët në vendngjarje Zjarrëfikësit e Tetovës me mjetet e tyre fillimisht kanë bërë prerjen e profileve nga autobusi i rrokullisur me qëllim që të mundësojnë largimin pa pengesa të të lënduarve të cilët më pas me automjetet e ndihmës së parë janë transferuar nē qendrat klinike dhe spitalore të Shkupit.
Uka Aliti gjithashtu tregoi se 4 kanë nxjerrë të gjallë dhe disa që kishin ndërruar jetë.
Ja edhe video nga deklarata e komandantit të zjarrfikësve Uka Aliti:
- Lija e majmunëve, çfarë duhet të dimë për virusin që po përhapet në Evropë
- Thuajini lamtumirë djersitjes së tepërt me këtë produkt shtëpiak, rezultati do t’ju befasojë
- OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vite
- Ambasadori amerikan beson se marrëveshja finale arrihet brenda këtij mandati të Kurtit dhe Vuçiqit
- Mesazhi i Fjolla Morinës: Më kanë lënë vetëm atëherë kur kisha shumë nevojë