Ora e ndeshjes me Turqinë po afron, ndërsa në Shkodër ka një interes të madh për biletat. Nga sa bëhet e ditur, ka një interesim të zgjeruar për biletat, madje edhe nga turqit të cilët nga sa bëhet e ditur kanë marrë deri më tani 1000 bileta.
Por, po shtohen edhe biletat e shitura në vendet e tifozëve kuqezinj dhe janë jo pak, por rreth dhjetë mijë bileta që do të shiten.
Një interes edhe nga fakti se është ndeshja e parë e këtyre eliminatorëve dhe pritet që të ketë pjesëmarrje të lartë edhe nga tifozeria vendase.
Pritet që drejt Shkodrës të udhëtojnë një numër i madh fansash edhe nga qytetet e tjera të vendit për të mbështetur kuqezinjtë e Panuçit.