Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka në një intervistë për 1TV ka theksuar se shqiptarët janë të lodhur nga patriotizmi i tenderëve.
Ai këtë e ka theksuar i pyetur se shqiptarët a janë të lodhur nga dominimi i një partie.
“Shqiptarët janë të lodhur nga nacionalizmi komercial, apo tender patriotizmi. Partitë shqiptare nuk janë parti nacionaliste.
Ato janë parti që shohin nën prizmin e tenderëve dhe parave”, theksoi Reka. /INA/