Ballina Aktualitet Kosovë Djali i të ndjerit nga aksidenti porosi familjarëve të shoferit të kamionit

Djali i të ndjerit nga aksidenti porosi familjarëve të shoferit të kamionit

Pas deklaratave të dhëna të babait të ngasësit të automjetit transportues që një ditë më parë shkaktoi aksiden.tin tragjik në Gjilan, ka reaguar djali i të aksiden.tuarit Qerim Çoçaj, i cili vdiq si pasojë e plagëve.

Leutrim Çoçaj, përmes një komenti të lëshuar në rrjete sociale, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që të ndajnë dhimbjen bashkë në varrim e në të pame.

”Unë jam biri i të ndjerit. Axhë as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht babai im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar Çoçaj në facebook.

Nga ky aksident në Gjilan veç viktimës mbi 10 persona mbetën të lënduar, të cilët po marrin shërbime mjekësore, njofton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews