Ballina Aktualitet Kosovë Burri 85-vjeçar humb jetën në Llaushë nga zjarri në tokën ku po...

Burri 85-vjeçar humb jetën në Llaushë nga zjarri në tokën ku po punonte (VIDEO)

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Halil Rreci të dielën doli për të punuar në Llaushë të Skënderajt.

Ai kishte filluar të pastronte një tokë pas fillimit të pranverës, raporton T7.

Rreci, 85-vjeçar, edhe kishte ndezur një zjarr, që doli të ishte fatal për të.

Familjarët menjëherë kishin lajmëruar zjarrfikësit. Këta të fundit edhe kishin dalë në vendin e ngjarjes.

E kur kishin arritur këtu, trupin e Halil Rrecit e gjetën në gjendje të rëndë, të djegur nga zjarri.

85 vjeçari ishte pa shenja jete, ndërsa komandanti i zjarrfikësve në Skenderaj tregon se si kishte ndodhur kjo ngjarje.

Sipas Limon Gecit, zjarri në atë pjesë ishte përhapur me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes të dielën mbrëma kanë dalë edhe mjekësia ligjore.

Trupin e të ndjerit e kanë marrë për t’ia bërë autopsinë.