Ballina Top Lajm Zjarr në një pallat tek Kinostudio, evakuohen banorët (VIDEO)

Zjarr në një pallat tek Kinostudio, evakuohen banorët (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një pallat pranë komisariatit Nr.4 në zonën e Kinostudios në Tiranë është përfshirë nga flakët pak momente më parë.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e katërt. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy fëmijë. Ata u shpëtuan nga zjarrëfikësit, të cilët shkuan me urgjencë në vendngjarje.

Një 15-vjeçare si pasojë e asfiksisë është dërguar në spital.Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë.

Pamjet e operacionit të shpëtimit, janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania.Nga pamjet shihet sesi 15-vjeçarja e lidhur me litar, zbritet dy kate më poshtë, ku dritarja ishte e hapur.