Pas deklaratave të dhëna të babait të ngasësit të automjetit transportues që një ditë më parë shkaktoi aksiden.tin tragjik në Gjilan, ka reaguar djali i të aksiden.tuarit Qerim Çoçaj, i cili vdiq si pasojë e plagëve.
Leutrim Çoçaj, përmes një komenti të lëshuar në rrjete sociale, ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që të ndajnë dhimbjen bashkë në varrim e në të pame.
”Unë jam biri i të ndjerit. Axhë as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht babai im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar Çoçaj në facebook.
Nga ky aksident në Gjilan veç viktimës mbi 10 persona mbetën të lënduar, të cilët po marrin shërbime mjekësore, njofton Klan Kosova.