Kollitja është një impuls i trupit tonë, i shkaktuar nga nevoja për të pastruar rrugët e frymëmarrjes, megjithatë, kur kolla zgjat për një kohë të gjatë, mund të shkaktohet nga ndonjë sëmundje ose çrregullim.
Kur kolla është akute ose kronike, mund të shkaktohet nga kushtet e ndryshme të frymëmarrjes ose të mushkërive, si astma dhe bronkiti, por ndodh që të vijë edhe si pasojë e lodhjes dhe acarimit që shkaktojnë elementet e jashtme.
Sëmundjet e tilla si astma, bronkiti, alergjitë dhe infeksione të tjera apo sëmundjet e mushkërive shpesh shkaktojnë kollitje, ndaj sot do të ndajmë me ju një ilaç shtëpiak që do t’ju ndihmojë ta luftoni atë.
Për të luftuar kollën e shkaktuar nga problemet dhe infeksionet respiratore, astma, mushkëritë etj. ju duhen përbërësit e mëposhtëm:
-Qepë e kuqe (gjysmë),
-Sheqer kane i karamelizuar,
-2 Limon,
-Ujë (6 gota ose ½ litër),
-Mjaltë (7 lugë).
Për përgatitjen e tij duhet të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
-Hidhni sheqerin mbi një enë (në nxehtësi mesatare) dhe e lini derisa të kthehet në ngjyrë të artë.
-Kur sheqeri të kthehet në ngjyrë të artë shtoni gjysmën e qepës, e cila duhet të pritet në feta më parë dhe trazoni për rreth 2 minuta.
-Shtoni më pas 6 gota ujë dhe i lini derisa të valojnë dhe të avullojë të paktën 1/3 e ujit.
-Pasi t’i keni hequr nga nxehtësia, shtoni lëngun e 2 limonvëe së bashku me mjaltin dhe i përzieni mirë.
Përzierjen e mbani në frigorifer për një ditë, pasi ta keni hedhur në një enë qelqi me kapak.
Përfitimet e këtij ilaçi i dedikohen përbërësit kryesor të tij, si qepa e kuqe, pasi ajo i siguron trupit Vitaminën C, kaliumin, kalciumin, zinkun, fosforin, antioksidantë.
Për të luftuar kollitjen, sëmundjet e mushkërive dhe ato të frymëmarrjes është e rëndësishme që të merrni dy lugë, një para çdo vakti dhe tjetrën pasi ta keni mbaruar.