Ballina Shëndeti Ju zë makina kur udhëtoni? Njihuni me kurën që i jep zgjidhje...

Ju zë makina kur udhëtoni? Njihuni me kurën që i jep zgjidhje një herë e mirë këtij problemi

Gjatë udhëtimeve me makinë, anije apo aeroplan me siguri keni ndjerë një herë përzierje të stomakut e një seri ndjesish të tjera të pakëndshme.

Shkaqet janë gjithnjë të njëjta një mori sinjalesh miks qe truri juaj merr në të njëjtin moment.

Kjo gjë ju bën të ndiheni të turbullt dhe të sëmurë.

Një nga metodat më të vjetra është kura me xhenxhefil.

Një mënyrë e rikonfirmuar edhe nga studimet më të fundit, të cilave i referohet AgroWeb, xhenxhefili është efikas në parandalimin dhe qetësimin e trupit kur ju zë makina, deti apo aeroplani.

Shkenctarët Danez gjatë një studimi që përfshiu 80 persona para një udhëtimi me anije testuan fuqinë e xhinxherit.

Studimi tregoi se personat që konsuamuan xhinxher përpara nisjes patën më pak simptoma të turbullimit apo përzierjes nga udhëtimi.

Xhinxheri mund të gjendet në formën e tij natyrale si rrënjë, i freskët, i bluar, në formën e lëngut, apo ushqimeve të tjera.

Nëse vuani nga simptomat e turbullimit nga automjetet dhe po përgatiteni të shkoni diku në çdo rast sigurohuni të keni xhinxher me vete.

Konsumoni xhinxher të paktën disa orë para se të nisni udhëtimin kur bëhet fjalë për një udhëtim të shkurtër.

Nëse po përgatiteni për një udhëtim që zgjat më shumë se 7-8 orë është mirë të filloni të konsumoni xhinxher që një ditë përpara.

Gjatë udhëtimit vazhdoni ta konsumoni në intervale të ndryshme kohore, në momente që e ndjeni veten të dobët.

Ju mund të përgatisni fare lehtë çaj natyral me xhinxher dhe ta keni me ju gjatë gjithë kohës.

Përgatitja

Prisni 6-7 feta nga 1 cm nga rrënja e xhinxherit dhe vëreni te ziejë në 1/2 l ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 6-7 minuta dhe më pas hidheni në një filxhan apo shishe për ta marrë me vete.

Recetën mund ta pasuroni me mjaltë apo limon sipas dëshirës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews