Kosova është duke humbur 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Bullgarisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” ishin më të mirë se mysafirët, duke krijuar raste të shumta, veçuar rasti i Milot Rashicës…
…..por nuk arritën t’i konkretizojnë dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në minutën e 39’.
Ishte Vasil Bozhikov ai që shënoi për mysafirët, pas një harkimi nga këndi, raporton Gazeta Express.