Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që në mënyrë masovike të dalin më 21 prill dhe të mbështesin kandidatin e kësaj partie për president, Gordana Siljanovska, shkruan SHENJA.
Mickoski nënjë paraqitje publike u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha etnive në vend, por ka përjashtuar shqiptarët.
Ja deklarata e Mickoskit:
“E shfrytëzoj këtë rast tú bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, maqedonas, serbë, boshnjakë, turq, romë, vlleh dhe gjithë të tjerëve, që të na bashkangjiten dhe të radhiten me ne më 21 prill, masovikisht të dalin në votime dhe ta mbështesin kandidatin e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, profesoreshën, Gordana Siljanovska Dakova”, ka thënë Mickoski.