Ballina Aktualitet Lajme Pronari dhe shoferi i “DURMO TURS” përfundojnë pas hekurave (VIDEO)

Pronari dhe shoferi i “DURMO TURS” përfundojnë pas hekurave (VIDEO)

Shpejtësia dhe frenat në gjendje jo të rregullt janë shkaktarët e aksidentit tragjik të autobusit në fshatin Llaskarcë. Tahografi ka qenë i manipuluar për të fshehur shpejtësinë reale të autobusit. Policia ka arrestuar gjashtë persona, pronarin e kompanisë Durmo Turs, udhëheqësin e kontrollit teknik, tre të punësuar tjerë në kontrollin teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar”, shoferin, si dhe një person tjetër në që ka konstatuar se tahografi është në rregull. Gjashtë persona e lartë përmendur ndiqen penalisht për veprim kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion, kurse i dyshuari i shtatë për kryerje të detyrës në mënyrë të papërgjegjshme.

https://youtu.be/nYeW7ykpu-w

@tn.lajmelokale
@tetovanews