Në Mitrovicë po ndodhë diçka e mistershme në një klasë të Shkollës Ekonomike “Hasan Prishtina”.
Nxënësit e kësaj klase janë dërguar në pushim. Shkak për këtë është alivanosja e përditshme e vajzave të kësaj paraleleje, dukuri kjo që ka filluar javën e kaluar.
Deri tash janë 10 vajza që janë ankuar t’u ketë rënë të fikët nga disa herë. Kjo i ka shqetësuar shumë prindërit që nuk po e dinë shkakun e alivanosjeve.