Konkretizimi i detajeve nga anët e partnerëve Qeveritar, siç mëson TV Alsat, do të mbajë peng Ligjin për regjistrimin e popullsisë edhe për një javë. Sipas burimeve brenda Qeverisë, partnerët e koalicionit ende po diskutojnë për konkretizimin e ligjit në pjesën e vendimeve të Komisionit për regjistrimin, të cilat, që të jenë valide do duhet të figurojë nënshkrimi i kryetarit por edhe i nënkryetarit. Burime nga Qeveria, thonë se edhe për këtë çështje ka marrëveshje, por se ka mbetur që të definohen formulimi konkret i këtyre neneve në ligj. Nga Qeveria deklarojnë se Ligjin do ta kalojnë javën e ardhshme.
Nuk do kisha thënë se ka mospajtime mes partnerëve të Koalicionit për Propozim Ligjin. Propozim ligji është në marrëveshje i harmonizuar nga të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar dhe presim që i njëjti të kalojë në seancën e radhës”. – tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
Megjithatë, profesori universitar, Fauzi Skënderi, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit për Regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, vlerëson se ky ligj nuk duhet të ketë hapësira për keqinterpretime. Ai shton se Regjistrimi dështoi për shkak të tendencave që një pjesë e popullsisë të mos regjistrohet.
Na thirrën instruktorët shqiptarë në Komunën e Çairit, neve gjashtë përfaqësuesve shqiptar me në krye prof. Abdylmenaf Bexhetin// Debati që ishte i anëtarëve, të cilët sa nuk qanin, se u ishin kërcënuar me burg, nëse Ju i regjistroni qytetarët që nuk janë në shtëpi”. – theksoi Fauzi Skënderi, Profesor Universitar
Skënderi shton se gabimi i autoriteteve është që në përpilimin e ligjit nuk i konsultojnë ekspertët. Ai nënvizon se diaspora duhet të regjistrohet patjetër në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.
Duhet të regjistrohet popullsia rezidente. Të zgjidhen njerëz me eksperiencë, që janë ekspert, që merren me atë, anëtarët e Komisionit të jenë pa presion, pa trysni, pa shtypje, ta kryejnë punën e vetë siç duhet, dhe nëse ne shkojmë që të mos i regjistrojmë// tek ne rasti konkret do të jetë një debakël, sepse ne kemi një numër të madh të popullsisë që janë në punë të përkohshme, por vijnë, ndërtojnë, blejnë, paguajnë tatime dhe janë banor prej këtu. – tha Fauzi Skënderi, Profesor Universitar
Fillimisht, mos pajtueshmëritë më të mëdha mes partive në pushtet rreth Ligjit për Regjistrimin e popullsisë ishin regjistrimi i diasporës dhe regjistrimi në bazë të përkatësisë etnike. Por këto dallime, sipas vetë përfaqësuesve të partive në pushtet, tashmë janë tejkaluar.