Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka deklaruar të mërkurën se shpreson që së bashku me vendet aleate të NATO-s të ndërmarrin hapa shtesë kundër pranisë ruse në Ukrainë.
“Shpresoj se javën e ardhshme do të mund të njoftoj një tjetër seri veprimesh që ne do të ndërmarrim së bashku me aleatët tanë”, ka deklaruar Pompeo gjatë një raportimi në Kongres.
Hapat e mëtejshëm do të bëhen të ditur gjatë vizitës që do të bëjnë përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s në Uashington.
Pompeo tha se më parë. Uashingtoni mund të kishte bërë më shumë për t’iu përgjigjur aktiviteteve të Moskës në Ukrainë.