Ballina Aktualitet Lajme Stevo Pendarovski kandidat për president

Stevo Pendarovski kandidat për president

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet presidenciale. Kështu u njoftua sot pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial.

“Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, romë vllahë dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të ndryshmit mbështesin kandidat të përbashkët, Stevo Pendarovski do të jetë kandidati jonë i përbashkët, mik i të gjithëve. Le të rrojë bashkësia jonë me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, dje pas shpalljes së kandidaturës së pavarur nga profesori Blerim Reka njoftuan se do ta mbështesin atë. Në garë është edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska-Davkova. Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj./Opinion.al