Ballina Aktualitet Shqipëri Rama nuk mbyll mandatin, Baton Haxhiu e Shkullaku japin arsyet

Rama nuk mbyll mandatin, Baton Haxhiu e Shkullaku japin arsyet

Si Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku mendojnë se Edi Rama nuk e mbyll dot mandatin. Por pavarësisht kësaj, të dy analistët kanë argumente të kundërta. Shkullaku mendon se shkak për këtë është bërë vendimi i opozitës për të djegur mandatet.

“S’ka asnjë shans sepse është në kushte jo normale. S’jemi më republikë parlamentare, parlamenti është monist dhe opozita është jashtë. E para, tingëllon keq nëse një parti parlamentare hyn e vetme në zgjedhje pa opozitë dhe e dyta, duhet të shikohet reagimi që njerëzit do kenë ndaj protestave të opozitës”, tha Shkullaku.

Por Baton Haxhiu thotë se vetë Rama nuk e do këtë. Sipas tij Rama do e çojë vendin në zgjedhje të reja dhe do i fitojë sërish më këtë opozitë që ka Shqipëria.

“Nuk ka arsye Edi Rama ta mbylli mandatin deri në 2021, realisht dy parti politike, PD dhe LSI, nuk kanë asnjë shans të fitojnë sepse janë të dobëta dhe kanë dy lider që janë të konsumuar me politikën që bëjnë. Shqipëria që duam është me km larg nga dëshira e opozitës për të marrë pushtetin. Të kryhen zgjedhjet lokale dhe pastaj hyn në një situatë tjetër politike, e unë mendoj që zgjedhjet në Shqipëri do të jenë diku në maj a qershor të 2020”, tha Haxhiu.

Po një parti e re në Shqipëri? Haxhiu mbështet tezën e tij se një fraksion i Vetëvendosjes mund të krijohet në Shqipëri dhe të zëvendësojë opozitën. Vend për një parti të re ka dhe për analistin Armand Shkullaku, por sipas tij kjo nuk mund të jetë Vetëvendosja. /Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews