Gjatë emisionit 360 shkallë në televizionin Alsat, kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretarit i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka mohuar zërat se Aleanca për Shqiptarët do të mbështes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Gordana Siljanovska-Davkovën, kandidatin për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së me kusht që kjo e fundit të përkrah kandidatin e tyre Arben Agolli në zgjedhjet lokale në Dibër. Taravari thekson se partia e tij nuk mund ta përkrah një kandidate të cilës nuk i duhen votat e shqiptarëve. Ai siguroi se ASH-ja asnjëherë nuk ka bërë pazare politike dhe as që do të bëj në të ardhmen.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email