Teksa “lufta tregtare” me Kinën pritet të mbyllet me një marrëveshje, presidenti amerikan Donald Trump duket se po hap fronte të reja.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për Kongresin se planifikon t’i japë fund marrëveshjes tregtare preferenciale me Indinë, dhe Turqinë, pasi sipas tij India nuk ka respektuar kushtet e qasjes reciproke dhe nuk arriti të sigurojë qasjen e SHBA-së në tregjet e këtij vendi, ndërsa Turqia është zhvillluar mjaftueshëm për sa i përket ekonomisë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e përfaqësuesit për tregtinë amerikane, me anë të një deklarate për mediat. Anulimi i cilësimit të Indisë dhe Turqisë si dy vende me marrëveshje preferenciale, e thënë ndryshe konsiston në vendosjen e tarifave në disa pordukte të caktuara.