Dy motra shqiptare kane humbur jetën ne nje aksident te rëndë që ndodhi dje në Gjermani.
Sipas raportimeve të Indeksonline viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara me dy vëllezër. H.Sh dhe F.Sh, humbën jetën në aksidentin që ndodhi ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë, pasditen e djeshme.
Ato jane me origjinë nga Gjakova kurse për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Në raportim e sipër u theksua se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë, shkruan Indeksonline.
Veturat e përfshira në këtë aksident ishin një Mercedes dhe një Opel, të cilat edhe u përplasën njëra me tjetrën.
Në rrezik për jetë si pasojë e këtij aksidenti është edhe shoferi 51 vjeçar i veturës ‘Opel’.