Ballina Kronika Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar dhe shoku i...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar dhe shoku i tij

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kësaj të diele në Itali, në rrugën mes Gabiçe dhe Pesaro.

Për pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar, si dhe shoku i tij italian.

Viktima është Juendi Xhani 20 vjeç nga Durrësi dhe shoku i tij italian Giuseppe Troisi, të cilët po udhëtonin me një makinë “Audi A4”, ndërsa pasagjere ishin dy shoqet e tyre njëra 22 vjeçe dhe tjetra 19 vjeçe.

Dy vajzat mbetën të plagosura rëndë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas ballë për ballë me një ‘Hyundai Kona’, e cila drejtohej nga një 71-vjeçar italian.

Përplasja ishte aq e fuqishme sa dy të rinjtë humbën jetën menjëherë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë dy vajzat e plagosura dhe tre personat që udhëtonin në makinën ‘Hundai’, i moshuari dhe dy fëmijë binjakë 8 vjeç, u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pa rrezik për jetën.

Aktualisht policia vijojnë hetimet, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews