Borxhet e komunës janë të parëndësishme për kryetarin e Strugë Ramiz Merko, sepse komuna me anë të prokurimit publik është furnizuar me “Audi” me çmim prej 67.000 euro për nevojat e kryetarit të komunës, në një situatë kur Komuna e Strugës është një borxh prej 4 milion euro.
Në paraqitjen që e kishte në TV24, në momentin kur e paraqitën fotografitë e automjetit të tij ai komentoi: “Shikoni sa i bukur”, duke iu referuar veturës “audi”. Kur e pyetën pse ai nuk e ka përdorur “Shkoda” që është furnizuar në komunë, e cila kushton njëzet mijë, Merko tha se “Shkoda” nuk është një mjet për të.
Madje Merko nga radhët e BDI-së deklaroi: Nuk pendohem që bleva “Audi” me vlerë prej 67,000 mijë euro, ndoshta duhet të kisha marrë një makinë edhe më të mirë!