Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje bankave të ndërmarrin vendime më të guximshme dhe të kontribuojnë më shumë për përkrahje të ekonomisë dhe zhvillimit të tërësishëm. Të ndërmarrin hapa më të guximshëm edhe në pjesën e rënies së interesit, zvogëlimin e provizioneve dhe fleksibilitetin në miratimin e kredive.
“Fuqishëm e përshëndetëm zvogëlimin e fundit të shkallës referente të interesit në 2,25 për qind, i cili është niveli më i ulët historik dhe tërë ajo do të shkaktojë dhe duhet të shkaktojë rënie të shkallës së interesit në banka. Sepse besoj se edhe bordet dhe bordet e tyre mbikqyrëse, do të ndihmojnë në mënyrë më pozitive dhe në aspekte më të guximshme në vendosjen e tyre për zvogëlimin e interesit, në nevojën e vendosjes të vëllimit të madh real të mjeteve të lira që i kanë bankat”, tha Zaev nga foltorja kuvendore.
Shprehu bindje se përderisa organet e bankave private pak më shumë e ndërrojnë kursin dhe bëhen më të guximshëm dhe më optimist në pjesën e vendosjes së tyre, atëherë do të japin kontribut serioz në zhvillimin e tërësishëm ekonomik, në ngritjen e standardeve të qytetarëve, por edhe te investimet.
“Kemi raste kur ndonjë firmë e re nuk ka kredi, nuk ka të ardhura dhe shpenzime në të kaluarën, ndërsa ka kapital serioz pas vetes. Bankat nuk pranojnë tu japin kredi firmave të tilla sepse nuk e shohin rrjedhën. Në të gjitha vendet miratohen kredi të tilla veçanërisht për shkak të planit të biznesit dhe gjithsesi kanë garancione”, theksoi kryeministri.
Ai paralajmëroi se Qeveria tashmë gjeneron politika të caktuara që të bëhen hapa të caktuar konkret përmes Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit e cila do të mund plotësisht të ketë aktivitete të saj që të përkrahet numri maksimal i projekteve.
Zaev potencoi se duhet të mendohet edhe për vlerën e provizioneve, të cilat sipas tij, ende janë shumë të larta. “Provizionet që i bëjnë bankat ende janë shumë të larta. Tani ajo e bën jo miqësore atmosferën edhe ndaj tyre. Besoj nuk janë rezistent në kritika se bankat kanë profite, mirë është të kenë profit të gjitha kompanitë, por megjithatë presim mjete të lira në mënyrë më të guximshme ose më pozitive të gjejnë mënyrë t’i plasojnë dhe të prekin te një numër sa më i madh i kompanive dhe qytetarëve”, tha Zaev, duke shtuar se kur qytetarët kanë mjete më të lira për qëllimet e tyre, ajo do ta rrisë edhe konsumin e tyre.
“Nevojiten të gjitha mekanizmat pozitiv, ndërsa na duhet edhe qëndrimi pozitiv i Parlamentit sepse ajo do të thotë klimë stabile e biznesit. Na duhet të ekzistojë dialog në shtet, reformat të ndodhin, por na duhen edhe të gjitha resurset që ekzistojnë të shfrytëzohen për zhvillimin”, porositi kryeministri Zaev.