Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri me dije se “Hagia Sophia” e Stambollit, një katedrale e epokës bizantine që tani shërben si muze, mund të rikthehet në xhami.
Ai i bëri komentet gjatë një interviste televizive, në prag të zgjedhjeve lokale të 31 marsit.
Themeluesi laik i Turqisë e ka rikthyer ndërtesën në një muze, në vitin 1935. Ajo tërheq tani miliona turistë çdo vit. Sugjerimi se ajo mund të rikthehet në xhami, nxiti zemërim në Greqi.
“Nuk është vetëm një tempull i madh i krishterimit, më i madhi për shumë shekuj. Ai po ashtu i takon njerëzimit. Është njohur si pjesë e trashëgimisë kulturore globale nga UNESCO (Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara)”, tha ministri i Jashtëm grek, George Katrougalos.
Më tej ai shtoi: “Prandaj, vënia në pikëpyetje e këtij statusi nuk është vetëm fyerje ndaj ndjenjave të të krishterëve, është fyerje ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar”.
Ndërsa vitin e kaluar, vetë Erdogan recitoi lutje brenda “Hagia Sophia”.