Kjo foto e shkrepur në vitin 2015 është e fundit që Can Murataj ka me vëllain e tij Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë të martën e kaluar gjatë ndjekjes nga policia, pas supergrabitjes në Aeroportin e Rinasit.
Në një rrëfim nga vila e vëllait të vrarë në Prëzë, Can Murataj , thotë se mediat kanë aluduar shumë mbi familjen e tij.
Kjo vilë sipas tij nuk vlen 3 milion euro.
Sipas tij, ajo është blerë 26 milion lekë të vjetra në vitin 2007 dhe për ta rikonstruktuar ka punuar edhe vetë ai.
Sipas Canit, edhe vëllai tjetër tij, Aleksandër Murataj, është dënuar me 12 vjet e gjysëm burgim si pjestar në grabitjen e blindave në 2017-ën, pa asnjë provë.
Cani thotë se Admiri ishte një familjar i dashur, që punoi si mësues, emigroi në Greqi ku punoi si murator, por në vitin 2014, për arsye që as ai vet ai nuk i di, devijoi nga “rruga e drejtë ”.
Cani është një biznesmen që ka në pronësi një servis në Vorë dhe si vëllai i Admirit ka qenë një person në hetim.
Ai thotë se policia i ka bastisur disa herë biznesin.
Në lidhje me 13 identitetet që përdorte Admir Murataj, Cani thotë se këtë veprim e bën cdo emigrant për të përfituar asistencë nga shteti grek.
Për zbardhjen e ngjarjes së fundit, ku vëllai i tij humbi jetën ai thotë se pret nga drejtësia të vërtetën dhe se do të japë ndihmesën e tij nëse do të jetë e nevojshme, ndonëse deri tani nuk është kontaktuar nga askush.