Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në ceremoninë e vënies së gurthemelin ‘Bllaca 99’ një Muze që përkujton eksodin e kosovarëve në vitin 1999, ka thënë se kjo shtëpi do të shërbejë si kujtesë për botën e lirë që të mos lejojë më kurrë gjenocid siç bëri Serbia në Kosovë, shkruan Periskopi.
“Po vëmë gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme, me shpresën që qytetarët e Kosovës nuk do të dalin kurrë më nga shtëpitë e veta.
Në respekt dhe në përkujtim të vuajtjeve dhe rezictencës së refugjatëve kosovarë, po e ngrisim këtë Muze që flet kundër harresës, një shtëpi që flet kundër mizorisë së njeriut ndaj njeriut. Faleminderit shqiptarë, bashkëkombas kudo që jeni, falëminderit për bukën dhe ujin që ua dhatë shqiptarëve të përndjekur.
Edhe sot kur po e vendosim një shenjë në këtë tokë të ujitur me gjak, që ka me shërby si vërejtje që bota e lirë mos me leju ma spastrim etnik, e trena me gjak. Bota e lirë e prime nga Amerika ia mbylli rrugët kësaj mizorie për ta kthyer Kosovën në rrugën e shpresës. Kosova e ngrit këtë Muze për falënderim ndaj atyre që i dhanë fund kësaj mizorie”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Haradinaj.