Edhe pse termi vetë nuk është i ri, lajmi i rremë, paraqet një kërcënim në rritje për shoqëritë në mbarë botën. Vetëm disa lajme të rreme, mund të jenë të mjaftueshme për të prishur një debat, dhe në rastin me ekstreme, ato mund të ketë ndikim në proceset demokratike, duke përfshirë zgjedhjet .
Por çfarë mund të bëjmë për të shmangur lajmet e rreme, në një kohë kur ne po presim që
mediat kryesore dhe rrjetet sociale të ngrihen dhe adresojnë problemin? Nga një perspektivë psikologjike, një hap i rëndësishëm në trajtimin dukurisë së lajmit të rremë, është të kuptojmë se përse ai ngjit në mendjen tonë.
Ne mund ta bëjmë këtë duke shqyrtuar se si funksionon kujtesa, dhe se si shtermbërohen kujtimet. Përdorimi i këtij këndvështrimi, gjeneron disa këshilla, të cilat ju mund t’i përdorni për të zbuluar nëse jeni duke lexuar, ose duke ndarë lajme të rreme.
Si kujtimet shtrembërohen që në burim
Lajmi i rremë, mbështetet shpesh në referimin e gabuar – raste në të cilat ne mund t’i marrim gjërat nga kujtesa, por nuk mund ta kujtojmë burimin e tyre. Referimi i gabuar, është një nga arsyet pse reklamimi është kaq shumë efektiv. Ne shohim një produkt, dhe kemi një ndjenjë të këndshme familjariteti, pasi atë e kemi hasur edhe më parë, por nuk arrijmë të kujtojmë se burimi i kujtesës ishte një reklamë.
Një studim, shqyrtoi titujt mediatikë të lajmeve të rreme, të botuara gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Studiuesit zbuluan se edhe një titull i vetëm si “Donald Trump dërgoi planin e tij për të transportuar 200 marinarët e bllokuar”, bazuar në pretendimet që
u treguan që ishin të rreme), ishte e mjaftueshëm për të rritur besimin në përmbajtjen e tij.
Ky efekt vazhdoi për të paktën një javë, dhe u vërejt edhe kur titujt shoqëroheshin nga një paralajmërim për kontrollin e fakteve, apo edhe kur pjesëmarrësit dyshonin se mund të ishte i rreme.
Ekspozimi i përsëritur, mund të rrisë ndjenjën se dezinformimi është i vërtetë. Përsëritja, krijon perceptimin e konsensusit të grupit, që mund të sjellë një keqkuptim kolektiv, një dukuri e quajtur si Efekti Mandela. Ajo mund të jetë e padëmshëm kur njerëzit kujtojnë kolektivisht gabim diçka zbavitëse, si p.sh një personazh me kartona në fëmijëri.
Por, ka pasoja serioze kur një ndjenjë e rreme e konsensusit në grup, shkakton në shpërthimet në rritje. Shkencëtarët kanë hetuar, nëse keqinformimi i synuar, mund të nxisë sjelljen e shëndetshme. Për shembull, në dietat e kujtesës së rreme, thuhet se kujtimet e rreme për përvojat e ushqimit, mund t’i inkurajojnë njerëzit të shmangin ushqimet e yndyrshme, alkoolin, dhe madje t’i bindë ata të duan asparagun. Disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët për të besuar tek lajmet e rreme, por në parim të gjithë janë të rrezikuar.Gjithashtu, Njerëzit kreativë, që kanë një aftësi të fortë për të lidhur fjalë të ndryshme, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kujtimeve të rreme.
Si paragjykimi, mund të përforcojë lajmin e rremë
Paragjykimi, është mënyra se si ndjenjat dhe pikëpamja jonë mbi botë, ndikojnë në kodimin dhe rikthimin e kujtesës. Ne mund të dëshirojmë ta mendojmë kujtesën tonë, si arkivisti që ruan me kujdes ngjarjet, por që nganjëherë është më shumë se sa një tregimtar. Kujtimet formohen nga besimet tona, dhe mund të funksionojnë për të ruajtur një narrativë të qëndrueshme, dhe jo një histori tepër të saktë.
Një shembull i kësaj, është ekspozimi selektiv, prirja jonë për të kërkuar informacione që përforcojnë besimet tona ekzistuese, si dhe për të shmangur informacionin që i vë në pikëpyetje ato besime. Ky efekt, mbështetet nga dëshmia, se audiencat e lajmeve televizive janë në mënyrë disproporcionale partizane, dhe mund të ekzistojnë në dhomat e tyre jehonë.
Më parë, mendohej se komunitetet online shfaqin të njëjtën sjellje, duke kontribuar në përhapjen e lajmit të rremë, por ky duket të jetë një mit. Uebsajtet e lajmeve politike, janë shpesh të populluara nga njerëz me prejardhje të ndryshme ideologjike, dhe dhomat-jehonë, kanë më shumë gjasa të ekzistojnë në jetën reale, sesa në internet .
Truri ynë është i angazhuar, për t’i marrë gjërat që ne besojmë se kanë origjinën nga një burim i besueshëm. Por a jemi më të prirur të kujtojmë informacionin, që përforcon besimet tona? Ky ndoshta nuk është rasti. Njerëzit që kanë besime të forta, kujtojnë gjëra që janë të rëndësishme për besimet e tyre, por ata kujtojnë gjithashtu edhe informacionin kundërshtues. Kjo ndodh pasi njerëzit janë të motivuar të mbrojnë besimet e tyre, përkundrejt pikëpamjeve të kundërta. Jehona e besimit, është një dukuri e lidhur që e vë theksin tek vështirësia e korrigjimit të keqinformimit. Lajmi i rremë, është projektuar shpesh për të tërhequr vëmendjen. Ai mund të formësojë qëndrimet e njerëzve, pasi është diskretituar, për shkak se prodhon një reagim të gjallë emocional, dhe ndërton mbi narrativat tona ekzistuese. Korrigjimet kanë një ndikim shumë më të vogël emocional, veçanërisht nëse ato kërkojnë detaje të politikave. Prandaj ato duhet të projektohen, për të kënaqur një kërkesë të ngjashme narrative që të jetë efektive.
Niemanlab.org – bota.al