Ballina Bota Kërcënim për SHBA, Kina prezanton “xhevahirin” e ri të ushtrisë (VIDEO)

Kërcënim për SHBA, Kina prezanton “xhevahirin” e ri të ushtrisë (VIDEO)

Liaoning, aeroplanmbajtësja e vetme e Kinës përfundoi provat e saj të parë të fluturimit të natës, raportojnë mediat shtetërore.

Videoja e misionit tregon avionë J-15, të njohur si ‘peshkaqenë fluturues’, të cilët ngrihen dhe të ulen në bordin e një platforme të sheshtë 65,000 tonësh.

Pilotët filluan përgatitjet për manovrat e guximshme që nga janari. Ngritja dhe ulja në errësirë konsiderohet më e rrezikshme dhe kërkon më shumë aftësi sesa i njëjti veprim i kryer gjatë ditës.

Liaoning është ‘xhevahiri’ i marinës kineze, e aftë për të akomoduar 26 avionë luftarakë dhe 22 helikopterë.