Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas identifikimit dhe arrestimit të Florian Markut, protestuesit që urinoi derën e Kryeministrisë në protestën e 13 prillit.
Në një postim në Facebook, Manjani ironizon lajmin, teksa thotë se pas këtij super operacioni policor mbase Holanda e anulon vendimin për rikthimin e vizave.
Postimi i plotë:
Hajde lajm hajdeeee!
Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.
Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…
Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!
Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor…