Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka marrë një jetë.
Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane.
Personi që humbi jetën është nje shtetas i Maqedonisë, 24-vjeçar nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër. Emri i tij është ELMEDIN (VELI) ASANI nga Reçicë e Madhe-Tetovë.
Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkak të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.
Shtetasi nga Maqedonia Veriore vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. “Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli.
Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu. Shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.