Dy persona i kanë zënë pritë një serbi në Johanesburg të Afrikës së Jugut duke e ekzekutuar brenda pak sekondave.
I.X janë inicialet e personit që në dokumente false mbante emrin Ivan Lazarevic. Personi i privuar nga jeta është i afërt me Dobras Gavriq, ekzekutuesin e Arkanit në vitin 2000 në Beograd.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Highbury në kompleksin Brainson në afërsi të Johanesburgut. Dy persona i zënë pritën serbit në hyrje të shtëpisë ku jetonte.
Vetura e tij ishte e blinduar, por më pas ai tentoi largimin në vrap, por u ekzekutua me 26 të shtëna.
Ky sulm është vazhdimësi e një serie të ekzekutimeve, ku për një vit janë privuar nga jeta gjashtë shtetas të Serbisë.