Një person 65-vjeçar është vrarë nga një makinë në lëvizje në fshatin Rashqe. Sipas informacioneve të para nga policia, që i siguroi TV Shenja, 65 vjeçarin e kanë vrarë në lëvizje nga makina Xhip.
“Në fshatin Rashqe është vrarë një njeri në moshë. Ekipet e MPB-së tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Në momentin që do të kemi informacione shtesë do ju njoftojmë”, thanë nga MPB.
Vrasja jozrytarisht ka ndodhur rreth orës 15:00. Motivet nuk dihen ende, por mes qytetarëve spekulohet se arsyet kanë qenë hakmarrëse. Vrasja ka ndodhur në hyrje të fshatit. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/