Ballina Aktualitet Lajme Stërvitje e zgjeruar e NATO-s në Maqedoni

Stërvitje e zgjeruar e NATO-s në Maqedoni

NATO do të zhvillojë një stërvitje të gjerë në Maqedoninë e Veriut në datat 20 maj – 15 korrik 2019. Stërvitja quhet Guardian Angel dhe ajo financohet nga Komanda Amerikane në Europë.

Sipas mediave serbe stërvitja përfshin 27 mijë ushtarë me objektiv primar stërvitjen e forcave rajonale dhe atyre të SHBA-së për t’iu përgjigjur krizave eventuale në rajonin e Ballkanit dhe Detit të Zi.

Stërvitja do të zhvillohet edhe në vende si Rumania, Bullgaria ndërkohë që sipas organizatorëve ajo synon të dërgojë një mesazh për prezencën e NATO-s dhe SHBA-së në zonë.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe ushtarakë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Lituania.

@tn.lajmelokale
@tetovanews