Rusia dhe Turqia do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të vendosur paqen në Siri, tha presidenti rus Vladimir Putin pas bisedimeve me presidentin turk Tayyip Erdogan të hënën në Moskë.
Të dy vendet kanë marrë rol udhëheqës në Siri, pas vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që të tërheqë trupat amerikane prej atje.
Megjithatë palët kanë mbështetur grupe të ndryshme gjatë luftës, me Rusinë që u rreshtua n ëkrah të Bashar Al Assadit dhe Turqinë, që e ka shfrytëzuar këtë luftë për të goditur grupet kurde, të mbështetur nga SHBA-të.
Putini gjithashtu tha se ai dhe Erdogan diskutuan edhe mbi furnizimin e Ankarasë me sistemein mbrojtës nga raketat, S-400, të cilin Turqia ka vendosur ta blejë edhe përkundër qëndrimit kundërshtues të SHBA-ve.
Vetë Trump ka dalë publikisht dhe ka kërkaur që Turqia të anulojë kontratën e blerjes për S-400, ndërsa SHBA-të kanë marrë edhe masa konkrete, duke bllokuar dërgimin në Ankara të pajisjeve ndihmëse të avionëve F35.