“Para struganëve dërgova porosi universale për republikën e cila është një dhe për të gjithë, në të cilën nuk ka diskriminim në asnjë bazë, as fetare, as etnike. Për një republikë të qytetarëve të barabartë, për një republikë në të cilën sundon ligji, e jo individi dhe për një republikë e cila nuk duron gjyqësi të politizuar, administratë publike me nepotizëm dhe sigurisht nuk do të tolerohen pazarllëqe politike të partive në mënyrë që të hiqet Prokuroria Speciale Publike. Ajo duhet të vazhdojë sepse PSP është garantuese e parimit të sundimit të së drejtës”, theksoi kandidati për president, Blerim Reka gjatë tubimit në Strugë.
Ai shtoi se afrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, por edhe shtet pa diskriminim në të cilin sundon ligji, si dhe vazhdim të punës së Prokurorisë Speciale Publike, janë një pjesë e porosive të kandidatit për president të Aleancës për shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka.
“Do të punoj për atë që të mos përfundojmë si shtet i zbrazur, sepse deri më tani një e katërta e popullatës po na shpërngulet. Të gjitha analizat e Bankës botërore flasin se deri në vitin 2040, nëse nuk bëjmë ndonjë ndryshim më të madh në politikat sociale dhe të tjera, mund të përfundojmë me gjysmë popullate më pak se tani”, theksoi Reka.