Një hetues, i kontraktuar nga kompania e shitjeve online Amazon, thotë se autoritetet e Arabisë Saudite kanë hakuar telefonin e shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Jeff Bezos dhe kanë pasur qasje në të dhënat personale të tij.
Gavin de Becker ka shkruar në uebfaqen The Daily Beast se “hetuesit tanë dhe disa ekspertë kanë ardhur në përfundim se sauditët kanë pasur qasje në telefonin e Bezos dhe kanë marr informacione private”.
De Becker, i cili ishte kontraktuar për të hetuar publikimin e fotografive intime të Bezos, e lidhi hakimin e telefonit të shefit të Amazonës dhe publikimin e fotografive, me mbulimin që The Ëashington Post i bëri vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll vitin e kaluar.
Bezos, i cili është aktualisht njeri më i pasur në botë, ka në pronësi gazetën The Ëashington Post, ndonëse kjo media funksionon krejtësisht ndaras nga kompania Amazon.
Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës nga agjentë sauditë. Qeveria saudite ka thënë se vrasja është kryer nga vetë agjentët dhe ka mohuar se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Princi i Kurorës, Muhammad bin Salman, i njohur me shkurtesën MBS.
“Është e qartë se MBS e konsideron The Ëashington Post si një armik të madh”, shkroi de Becker.
De Becker dha disa detaje të hetimit, që e çoi atë deri te përfundimi se qeveria saudite ishte përgjegjëse për hakimin e telefonit të Bezos./REL