Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Serbinë se po blen armë për qellime lufte në Rusi.
Kryeministri e ka bërë këtë akuzë duke thenë se:
“Serbia po blen armë në Moskë. Ato armë janë për qëllim të luftërave dhe kushtojnë shumë pare dhe me këtë po i bie që Serbia po i merr paratë e taksapaguesve dhe po hap vende të reja në Moskë”.
Më tej Haradinaj akuzoi edhe Bashkimin Evropian, për të cilin tha se ai i jep fonde Serbisë dhe nuk është duke u ankuar për të.
Ai është shprehur se:
“BE-ja s’po ankohet po jep prapë fonde. Për këtë desha të them që ka shumë specifika.
Ne jemi një vend që kemi dalë nga lufta. Nëse jetoni në një vend në Evropë, ka skemë për atë që është i papunë.
Ne nuk kemi mbërritur ende ku duhet”.
Këto deklarata kryeministri i Kosovës i bëri sot gjatë një konference për shtyp.