Komisioni për sëmundje infektive solli konkluzion se duhet të shpallet epidemi e fruthit në të gjithë territorin e vendit, deklaroi sot mjeku Vladimir Mekiq nga Instituti i Shëndetit Publik.
Theksoi se shpallja e epidemisë është me qëllim që të zbatohen masat shtesë që të pengohet përhapja e mëtejshme, të ulet numri i infektimeve të reja dhe të pengohen format e rënda të kësaj sëmundje.
Një prej masave është ndalimi i vizitës së kopshteve, masa e dytë e cila është propozuar është që të ulet mosha për vaksinim prej 12 muajve në gjashtë muaj, sepse një pjesë e madhe pothuajse 100 fëmijë janë të moshës nën një vit dhe ata janë grupi më vulnerabël për format më të rënda të sëmundjes. Për shkak se kemi edhe të sëmurë midis personave më të rritur në moshë që sipas kalendarit të rregullt nuk e kanë marrë vaksinimin Komisioni mori vendim që të rritet mosha e vaksinimit, kështu që çdo person më i madh se 14 vjeç do të mund të vaksinohet lirisht në qendrat e shëndetit publik, respektivisht në moshën prej 14 deri 60-vjeçare”, tha mjeku Mikiq.
Ai tha se seti i masave të tjera, që janë propozuar, është se të gjithë nëpunësit shëndetësorë në territorin e të gjithë vendit duhet që të vaksinohen me dy doza të vaksinës MRP.Theksoi se ndalohen vizitat tek të sëmurët dhe kjo masë duhet që të respektohet me qëllim që të ulet mundësia e futjes së infeksioneve të reja në kushte spitalore, ndërsa edukatoret në kopshte do ta kenë të domosdoshme që të kontrollohen për statusin e tyre të vaksinimit dhe do të duhet që të vaksinohen rregullisht.
“Më shumë se 70 fëmijë me fruth janë hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa 15 në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Prej tyre më shumë se shtatë janë në gjendje të rëndë, por të gjithë janë hospitalizuar sepse ka pasur komplikacione nga fruthi”, shtoi Mikiq.
Ky konkluzion u soll sepse tashmë janë raportuar 961 raste me fruth. Në javën e fundit më shumë se 60 për qind e rasteve të raportuar të cilat janë më tepër në nivel javor janë jashtë nga Shkupi, tashmë gjashtë qendra për shëndetin publik kanë shpallur epidemi të fruthit me popullatë të përgjithshme që është më shumë se gjysma, respektivisht 55 për qind e territorit të vendit. Gjithsej 20 qytete kanë regjistruar raste të fruthit.