Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sërish mbi arrestimet e pesë personave për grabitjen e 9 prillit në Rinas.
Grabitja-Rinas-vjedhja-murataj
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sërish mbi arrestimet e pesë personave për grabitjen e 9 prillit në Rinas. Teksa e konsideron grabitje shtetërore, Berisha shkruan se përgjegjës kryesor është gjeneral kanabisi siç e cilëson ai ministrin e Brendshëm.
Berisha shkruan se telefonata midis dy kunatave, e publikuar në mediat, është e stisur. Në përgjim, gratë ishin të shqetësuara se mos është vrarë Klement Çala.
Ai thotë se për të fshehur gjurmët e grabitjes shtetërore siç e konsideron u montua me shpejtësi dhe mungesë të plotë profesionalizimi skema e operacionit tashmë të njohur me emrin kod Fredi Alizoti.
Berisha shton gjithashtu se një nga të arrestuarit, i penduar tashmë jep deklarata kontradiktore për emrin “daja”, ku në një rast thotë se me këtë emër quhej Admir Murataj dhe në një rast tjetër, thotë se quhej njëri nga kosovarët që kishte takuar
Postimi i plotë i Berishës:
Fakte shkaterrimtare mbi parodine e operacionit Fred Alizoti bis!
Damkoset hetimi me Fred Alizotin bis.
Narkopolicia ka krijuar jo vetem dishmitar te rreme por dhe fajtor te perhershem pa faj!
Te dashur miq, panik i madh tek Edvin, Vasal Kimiku, Ndrikull Reformata dhe soji i tyre ka shperthyer per grabitjen shteterore te shekullit. Kjo sepse gjashte nga pergjegjesit direkt te perfshire ne rreth te kuq, kater jane nga rrethi me i ngushte i Edvinit.
Konkretisht, garbitja shteterore e shekullit ka pergjegjes kryesor Gjeneral Kanabisin, minister i brendshem dhe deri pak kohe me pare kryetar i bordit te Aviacionit Civil pra pergjegjesi kryesor per sigurine e aeroportit, ndrikull Reformaten, Don Agaçion, famozin Enio Bushi, perkatesisht anetar i bordit te autoritetit te aviacionit civil, aksioner ne kompanine e sigurimeve dhe avokat i Reformatos dhe shume i dashur i Rames.
Ne fillim Vasal Kimiku dhe jo badiguardi i Eskobarit, leshoi lajthitjet vetakuzuese me te cilat qeshen dhe vazhdojne te qeshin edhe sot mediat dhe qe faktonte se ishte ne tave. Sipas gjeneral Kanabisit, Muratin e vrau policia paçka se nuk ka asnje prove te faktoje kete dhe te hedhe poshte te verteten se Muratin e vrane anetaret e bandes se tij, apo policia veproi shkelqyeshem, dhe dukej sikur thoshte kete sepse policia lejoi perseritjen copy paste te grabitjes se 30 qershorit te vitit 2016.
Por thagma me e madhe e Vasal Kimikut ishte pohimi i tij se parate jane djegur duke pohuar me kete te fundit se grabitja ishte vetem shteterore, duke ju thene shqiptareve se parate mos na i kerkoni se ato jane zhdukur njelloj si tre heret e tjera, pra per arsye shteterore. Pas diskretitimit te madh me keto pohime dhe deklarata te Rames dhe grupit te hajnave rreth tij dhe meqe ditet kalonin dhe pollet provonin se shqiptaret e tronditur nga grabitja shteterore e shekullit gishtin dhe grushtin e drejtonin drejt Edvinit dhe rrethit te hajnave te tij, per te fshehur gjurmet e grabitjes shteterore u zgjodh dhe u montua me shpejtesi dhe mungese te plote profesionalizmi skema e operacionit tashme te njohur me emrin kod Fredi Alizoti.
Badiguardi i Eskobarit dhe narkos te tjere me uniforme perdoren per skenarin e ri Fred Alizoti bis, elemente te ndryshkur dhe pa asnje vlere te skenarit te “zbulimit” me prova fallco te grabitesve por jo te parave te ngjarjes se qershorit te vitit 2016.
Mbi bazen e Fredi Alizotit bis, Alkond Begos narkopolicia deklaron Klement Çalen si autor kryesor te grabitjes natyrisht pasi e njoftuan te zhdukej sepse do ta akuzonin njelloj si ne rastin e pare paçka se ai rrinte i lire pa i hyre ferra ne kembe, pasi marreveshja ishte per ta akuzuar dhe jo per ta arrestuar perndryshe ai do te zberthente dhe hidhte ne ere kallp operacionin e narkopolicise me te cilin ajo mbulon grabitjen shtetërore.
Kulmin parodia me Çalen arriti me proven kryesore qe paraqiten sot per implikimin e tij, e cila sipas tyre ishte nje telefonate e stisur se bashku me vet Çalen midis kunatave te tij, te cilat i thone njera tjetres “qyqja moj moter mos na e vrane Klemin”.
Pasi shpallen Klement Çalen kryesor ne grabitje, narko-s me uniforme gjeten menjehere Fred Alizotin Bis dhe ky ishte i rrethit te keperdorur dhe heren e pare Akond Bengasi puntor servisi, gjeniu i cili nisi te kendoje sipas instruksioneve. Ai nisi te deshmoje per persona te arrestuar grabitjen e vitit 2016 por qe u lane te lire sepse u arrestuan vetem e vetem per te humbur gjurmet e hajnave te shtetit m. Alkond Bengasi jo i stervitur si Fred Alizoti harron ato qe i kane thene te thote. Keshtu ai ne nje rast thote se ai njihte dhe vet Admir Muratin dhe se ate e therrisnin me kod emrin “daja”. Mirepo Bengasi ne rastin tjeter thote se njeri nga kosovaret qe takoi tek Shkembi i Kavajes i therrisnin Daja duke harruar se ishte i porositur te thoshte e therrisnin Baca.
Keto lajthitje dhe deklarata te tjera qesharake per Klement Çalen, te cilin e njoftuan te zhdukej qe ta akuzonin si kryesor ne grabitje njelloj si ne rastin e pare paçka se ai rrinte i lire pa i hyre ferra ne kembe, dhe akuzat dhe arrestimet pa asnje prove te personave te tjere, si dhe deklarata se deri tani kemi zbuluar 17 pjesemarres ne grabitje, ne nje perpjekje kjo per te zevendesuar per momentin me koka te pjekura turku parate e vjedha nga narkoshtetare, bene te domosdoshme gjetjen e nje Fredi Alizoti tjeter pasi deshmive te rreme te Fred Alizotit bis u foli kollaj sapo dolen ne treg.
Lexoni deshmite e qytetareve dixhital per dy prej fajtoreve te arrestuarve te Fred Alizotit bis! sb
Prsh. Doktor pash fotot e te dyshuarve per grabitjen e rinasit njeri per atyra i treti eshte nga Elbasani dhe e njo mire dhe e ka emrine edi qorri i therrasin dhe e ka shpine ta lagjia partizani ne elbasan dhe si i thone lagjia banesa dhe ky eshte akuzuar dhe nje her tjeter per grabitjen e rinasit ky eshte nje parazite qe e nje gjithe lagjia ne banesa me par por ky nuk ka shance ta bej kete se e njohin te gjithe dhe eshte e dyta her qe del per kete gje dhe jane deklarime ta kota ose ka bashkunuar me shtetin te mari kete gje persiper ju lutem anonim
Pershendetj Doktor shikoni cfare kane nxjerr
Kan plotesuar grupin Dhe Renaldo Sula ,Saimir Cela jan vetem numer per te plotesuar numrin e autoreve
Avokati kishte fol sot me Renaldo Sula dhe nuk kane asnje prove,asnje akuze konkrete,eshte vetem trillim i ktyre krimineleve qe jane ne krye te shtetit Eshte padrejtesi e madhe kjo qe po bejne