Jemi në vitin 2019, kur janë krijuar një sërë institucionesh që punësojnë inspektorë për sigurinë ushqimore. Por sërish, konsumatorët shqiptarë janë të pasigurtë për produktet shtazore që ata konsumojnë.
Mënyra e vetme për zgjedhur mish të freskët dhe të sigurtë mbetet sërish në dorën e konsumtarit, për sa kohë kjo nuk garantohet nga institucionet shtetërore.
“Konsumatori, ashtu si dhe të gjithë ne, mund të orientohet për të zgjedhur mishin e freskët sipas karakteristikave të veçanta të këtij produkti. Kryesisht konsumatori orientohet nga ngjyra. Dihet që mishi normal ka një ngjyrë rozë, e cila dallohet nga mishrat e tjerë. Po kështu, për specie të veçanta dallohet, mishi i derrit i afrohet ngjyrës së mishit të viçit, por është më i çelët sesa mishi i viçit. Po nga ana tjetër, edhe mishi i kecit ose i qengjit mund të dallohet nga konsumatori”, tha Kapllan Sulaj, ekspert mishi.
Karakteristika të tjera që e orientojnë konsumatorin drejt një mishi të freskët janë era dhe ekosistenca e tij.
“Mishi normalisht nuk ka erë ose ka një erë shumë të lehtë, e cila i dedikohet species të kafshës nga e cila është prodhuar. Përveç kësaj ka edhe disa karakteristika të tjera që ka të bëjë me ekosistencën. Shikohet mishi sa i butë është ose jo. Në rastin kur mishi është i maturuar, ai është pak i butë, ndërsa në rastin që është i tejmaturuar, ekosistenca është shumë e butë, qulloset. Në qoftë se shtypet me dorë mund të mbeten shenjat e gishtave në produkt. Përveç kësaj ka edhe karakteristika të tjera, që e veçojnë produktin e freskët nga atë të dekompozuar. Ne konsumatorët e tjerë orientohemi edhe në bazë të ndryshimit të ngjyrës, nëse kemi ngjyrë kafe me shkëlqim metalik, kjo tregon se mishi ka kaluar në fazat e oksidimit dhe dekompozimit”, tha Kapllan Sulaj, ekspert mishi.