SHBA’ja është afër një lufte me Iranin, dhe ndoshta më afër se asnjëherë më parë. Dhe Bolton është njeriu që duhet fajësuar më së shumti.
Për The Guardian, shkruan Ben Armbruster
Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Donald Trump, John Bolton dëshiron që SHBA’ja të shkojë në luftë me Iranin.
Ne e dimë sepse ai (Bolton) ka dy dekada që po e përsëritë këtë.
Dhe çdo gjë që administrata Trump e ka bërë mbi politikat me Iranin, duhet të analizohet që nga ardhja e John Bolton në detyrën e personit kryesor për këshilla të politikave të jashtme, pra në prill të vitit 2018, dhe ne duhet ta shikojmë nga kjo perspektivë, duke përfshirë veprimet alarmuese të ushtrisë amerikane në lindje të mesme, këto dy javët e fundit, transmeton Gazeta Express.
Vetëm një muaj pasi u punësua nga Trump, Bolton ia dha shtysën kryesore Trumpit, shtytjen që kishte nevojë, pra largimin nga marrëveshja nukleare me Iranin, e cila në atë kohë ishte (dhe ende është) e suksesshme për ta bllokuar programin nuklear iranian. Plani i Aksionit të Përbashkët Gjithëpërfshirës, ose ndryshe i njohur si marrëveshja e Iranit, ishte pengesa më e madhe e Boltonit për të hyrë në luftë me regjimin, për shkak se ky i fundit ia eliminoi pretekstet se lufta e Irakut ishte e dobishme.
Që prej se u largua nga marrëveshja, administrata Trump ka pretenduar se përmes një “fushate maksimale” të presionit ndaj Iranit, do të arrinte një “marrëveshje më të mirë” që në mënyrë magjike e kthen Iranin në një demokraci “Jeffersoniane”, e cila i përkulet çdo dëshire amerikane. Por kjo gjithmonë ka qenë e menduar si një argument i besimit të keq, që do ta ndërronte qëllimin aktual (ndryshimin e regjimit) dhe do të sillte hapa tjerë, të cilat mund të ishin heqja e sanksioneve, zbutja e retorikës dhe kontrollimi i ushtrisë – POR ndodhën gjëra të cila e kanë shtyrë më afër luftën mes SHBA’së dhe Iranit, dhe ndoshta më afër se asnjëherë më parë.
Dhe Bolton nuk shqetësohet për manipulimet e mundshme, ose nuk shqetësohet aspak për asgjë, madje duke i injoruar këshillat nga inteligjenca, gjë të cilën po vazhdon ta bëjë.
Në deklaratën e tij 10 ditë para se të deklaronte se kanë dërguar anijet luftarake në Lindjen e Mesme, Bolton citohet të ketë thënë “një numër i telasheve dhe indikacioneve që janë paralajmërim për eskalim” nga Irani, për ta justifikuar veprimin që ushtria e SHBA’së do ta bënte. Por burime të ndryshme thonë se Bolton i injoroi këshillat e inteligjencës amerikane, duke e karakterizuar çështjen si “më të shqetësuese sesa në fakt është”. Madje edhe një gjeneral britanik, i cili vepron në atë rajon, tha këtë javë se nuk ka evidence të rritjes së kërcënimeve nga Irani.
Çka është edhe më shqetësuese, është fakti se Bolton e di se çfarë është duke bërë. Ai është “një burokratik sezonal i cili ka aftësi që t’ia imponojë të tjerëve mendimet e tij” – dhe ka një kohë të gjatë që i shfrytëzon këto aftësi për ta ndryshuar diplomacinë Amerikane dhe të punojë drejt vrasjes së marrëveshjes për kontrollit të armëve.
Si një zyrtarë i lartë në administratën e George W Bush, ai pati një rol kryesor në shkatërrimin e një Marrëveshje Kornizë, e cila vinte nga administrate Clinton, dhe ishte për ngrirjen e programit nuklear të Koresë Veriore.
Ai tha se “ ndihej si një fëmijë në ditën e Krishtlindjeve” pasi që ishte ai që orkestroi daljen nga marrëveshja e vitit 2002, në të cilën SHBA’ja largohej nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale. Dhe tani si një zyrtar i lartë në administratën Trump, ai nxiti SHBA’në që të largohet nga marrëveshja nukleare me Iranin, në të cilën në fakt ishte edhe Rusia.
Ndërkohë që mbetet e paqartë se sa shumë rol ka pasur ai në negociatat e Trumpit me Kim Jon-Unin vitin e kaluar, ai bëri publikisht thirrje për të ashtuquajturin “Modeli i Libisë” të jetë i njëjtë edhe në Korenë Veriore. Vetëm disa muaj përpara se ai të jetë pjesë e administratës, ai tentoi që ta krijonte një lëndë ligjore që do ta lejonte SHBA’në të përfshihej në luftë me Penjanin. Dhe nëse mendoni se atij i interesojnë pasojat e një lufte me Korenë Veriore, e keni gabim. Bolton ishte tërësisht i paprekur nga një prezantim i cili ndodhi në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së presidentit Bush, ku edhe në atë prezantim tregoheshin pasojat e një lufte të mundshme.
“Unë nuk dua luftë. Unë bëj politika” kishte thënë atëherë.
Deri tani, Bolton ka qenë i suksesshëm për ta lëvizur SHBA’në drejtë dëshirave të tij ndaj Iranit, duke e detyruar Pentagonin që të dërgojë 120.000 trupa amerikane në rajon, për konfrontuar Iranin nëse ka ndonjë indikacion. Ka shenja shpresëdhënëse se ne mund t’i shmangemi luftës, ndërkohë që zyrtarët e SHBA’së dhe aleatët tanë të Evropës, duken të alarmuar për atë që po e bën Bolton. Madje po ngritet alarmi se administrata Trump po i shtrembëron fjalët e inteligjencës amerikane sa i përket Iranit.
Por shihet, Bolton tani po ngutet, dhe me sa duket është i vetëdijshëm se koha e Trumpit në zyrë mund të jetë e limituar. Pyetja në fund është, nëse presidenti mund të i qëndrojë instinkteve personale dhe t’i shmanget konfliktit ushtarak, ose të pranojë një njeri në ring i cili po e grushton atë në një qoshe, duke mos i lënë zgjidhje tjetër, veçse një luftë me Iranin. /GazetaExpress/