Ballina Aktualitet Lajme Skandali me foton, Flora Brovina e kishte publikuar edhe në vitin 2012

Skandali me foton, Flora Brovina e kishte publikuar edhe në vitin 2012

Deputetja Flora Brovina tronditi Kosovën me publikimin e një fotografie, me të cilën pretendohej se po shfaqej një grua shqiptare duke u dhu*nuar nga tre ushtarë serbë, e cila më pas pati efekt më të madh tronditës kur u kuptua se ishte foto e rreme.

Gazeta Express ka zbuluar se kjo fotografi ishte shkëputur nga një film për të rritur i realizuar në Irak, dikur nga viti 2008.

Mirëpo, duket se publikimi i kësaj fotoje nuk ishte bërë dje për herën e parë. Nga disa pamje kuptohet se Flora Brovina e kishte prezantuar këtë pamje si përdh*unim i ndodhur në Kosovë edhe para 7 ditësh.

Në një tryezë të organizuar nga D4D Institute, Flora Brovina e paraqet foton e njëjtë, dhe me të tregon një histori të përdh*unimit.

“Unë do t’ju tregoj një fotografi që ta kuptoni mirë, dhe shifeni… E shihni? Dmth njerëzit janë detyruar ta shohin të bijën e tyre duke e dhu*nuar. Dhe kjo fotografi mbete shenjë. Kjo grua është e gjallë”, thotë Brovina derisa prezantonte fotografinë.

Sidoqoftë, Flora Brovina tek pasi e publikoi për herën e dytë dje, e kuptoi se fotoja që kishte besuar me vite që i takon një ngjarjeje në Kosovë, në realitet ishte por*no*grafi. Për këtë, vetë Brovina sot kërkoi falje, duke thënë se “ndoshta mund të jetë e montuar”.

Ndërkohë, shefi i Brovinës, Kadri Veseli, tha sot se deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës ka bërë një gabim të madh, pasi është dashur të konsultohej paraprakisht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews