“Në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve është vendosur tabela, e cila tregon se ky objekt i takon Brigadës së Zjarrfikësve, por e njëjta shkruan vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa në hyrje të objektit ekziston tabela e cila shkruan edhe në gjuhën shqipe, por e njëjta ka gabime të shumta drejtshkrimore dhe sintaksore. Pavarësisht se është formuar Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gabimet po vazhdojnë të ndodhin dhe tabelat nuk po vendosen edhe në gjuhën shqipe.”
Ndërkohë që gabimet drejtshkrimore vazhdojnë të mos përmirësohen, ndërsa tabelat vendosen vetëm në gjuhën Maqedonase, Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila ka vetëm drejtorin dhe objektin, ende nuk po luan rolin e saj.
Një ditë më parë në Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë për të ndihmuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, drejtori i Agjencisë, Ylber Sela bëri edhe prezantimin e projekteve fillestare, por gjithçka larg syve të medias edhe pse kur ky institucion u themelua, Sela si një nga parimet kryesore cekte bashkëpunimin me mediat dhe transparencën maksimale.
1. Softueri për përkthim
2. Pajisje dhe furnizim
3. Përpilimi i një Udhëzuesi për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe një Udhërrëfyes për Nëpunësit Administrativ për zbatimin e të drejtave gjuhësore
4. Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve
5. Asistencë teknike për zbatimin e përvojave ndërkombëtare për dygjuhësinë
6. Përpilimi i Fjalorëve Terminologjik shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, përfshi versionin digjital.”
Ylber Sela thotë se përgjegjësia për informimin e medieve i takonte Sekretariatit për Çështje Evropiane, me të cilin drejton zv/kryeministri Bujar Osmani, sepse pikërisht ky sekretariat ka organizuar edhe konferencën.
Agjencia ka rol të rëndësishëm në zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe nga ana e institucioneve, por ekipimi i të njëjtës ende nuk është realizuar. Duhet të bëhen gjithsej 74 punësime, po kjo shifër mbetet e dyshimtë për shkak të buxhetit që ky institucion ka në dispozicion. Afati 6 mujorë kur institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e gjuhës shqipe përfundon pas një muaji, ndërsa Agjencia nuk është gati për të asistuar në zbatimin e drejtë. Ndërsa pa finalizuar ka mbetet edhe themelimi i Inspektoratit, për të cilin Ministria e Drejtësisë duhet të dalë me propozim-ligj. Megjithatë tashmë flitet se ky Inspektorat do të kalojë nën kompetencat e ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
https://youtu.be/vidCD5QiLBM