Ka nisur protesta e opozitës pavarësisht reshjeve të shiut. Qindra persona duket se janë mbledhur para kryeministrisë ndërsa në orën 19:00 pritet që t’u bashkohen edhe Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Pa u fshirë gjurmët e bojës dhe të zjarrit nga godina e kryeministrisë, opozita ka thirrur në një tjetër protestë mbështetësit e saj.
Policia ka vendosur gardhin metalik mbrojtës për tubimin dhe në planin e ruajtjes së rendit janë angazhuar 1700 efektivë policie. Këtë herë policia ka rrethuar edhe KQZ nga ndonjë tentative e protestuesve për të sulmuar këtë institucion.