Gjakova e ka nisur me fitore në Baku, në rrethin tjetër do të ketë punë me Nuno Saraiva.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, a ka nisur me fitore aventurën në “Grand Slamin” e Bakusë, që po mbahet në Azerbajxhan, raporton Gazeta Express.
Akili, që po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe do të kërkojë medaljen e artë, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë pati punë me xhudistin rumun, Alexandru Raicu.
Ai nuk e kishte aspak të lehtë ndaj rumunit dhe mori dy kartonë të verdhë për gabime, por në fund, bëri një lëvizje fantastike që befasoi kundërshtarin dhe arriti ta përplas në tokë për të fituar me Ippon.
Në rrethin tjetër, Gjakova do të ketë punë me portugezin, Nuno Saraiva, që e mundi xhudistin nga Jemeni, Ahmed Ayash.
Na Baku, Kosova do të përfaqësohet me dy xhudistë. Pas Akilit, të dielën, Loriana Kuka do të zbresë në skenë, në kategorinë -78 kilogramë.
Në rrethin e parë, ajo do të ketë punë me britaniken Katie-Jemima Yeats-Broën, ndërsa nëse e fiton këtë meç në xhiron e dytë e pret Madeleine Malonga, që kaloi tutje pa luftë.
Të dy xhudistët synojnë të fitojnë medalje në Baku, e po ashtu edhe pikë drejt sigurimit në normës olimpike për Olimpiadën “Tokyo 2020”. /Gazeta Express/