Ballina Kronika E paralizuan me lëng dhe i vodhën 60 mijë euro, ndalohen autorët...

E paralizuan me lëng dhe i vodhën 60 mijë euro, ndalohen autorët që e futën në kurth

Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur tre ditë më parë në Peqin, ku disa persona të maskuar i morën një 75-vjeçari 60 mijë euro shtëpi dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Sipas efektivëve të Elbasanit, për këtë ngjarje janë ndaluar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ku sipas deklaratave të të moshuarit Skënder Zeqiri, një çift bashkëshortësh kanë trokitur në banesën e tij dhe i kanë kërkuar që zonja të hyjë në tualet për të kryer nevojat personale.

76-vjeçari i ka pranuar të hyjnë brenda, por sapo ka mbyllur derën, çifti i ka ofruar një pije. Pasi ka pirë lëngun, i moshuari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, sepse e ka paralizuar përkohësisht. Pavarësisht kësaj, i moshuari është përpjekur që të bëjë rezistencë. Kjo i ka detyruar autorët që ta lidhin.
Më pas, çifti ka nisur të kontrollojë në banesë dhe kanë gjetur e marrë bizhuteri me vlerë, si edhe dyshohet se i kanë marrë edhe një sasi prej rreth 60 mijë eurosh. 76-vjeçari ishte tregtar rrobash në Peqin dhe paratë i kishte të ardhurat nga aktiviteti prej shumë vitesh.

Njoftimi i Policisë

Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës të shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019.

Specialistët e Hetimit të Kri mit në Komisariatin e Policisë Peqin, pas një pune të mirë-organizuar hetimore dhe profesionale dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.

Si dhe vijon puna intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjyk atës së Shkallës Parë Elbasan për veprën pen ale ” Vjedhja”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews